"i Pari" me 100K!
Rregullat e sfidës "i Pari me 100K" në TikTok. Më poshtë gjeni gjithçka që duhet të dini për të marrë pjesë, për t'u kualifikuar dhe për të hyrë në garë për çmimin e madh.
Detajet kryesore
- Platforma: TikTok
- Hashtag: #ipari
- Çmimi: 100,000 Euro
Çka është "i Pari me 100K"?
Kjo është një fushatë festive dhe krijuese për të gjithë ndjekësit tanë. Ne duam të shohim kreativitetin tuaj duke përdorur këngët e albumit "i Pari". Çdo video që krijoni ju fut në garë për t'u përzgjedhur në 10 videot më virale.
Kur fillon dhe kur mbaron sfida?
Sfida fillon zyrtarisht me 6 Qershor dhe mund të filloni të postoni videot tuaja menjëherë. Shpallja e rezultateve përfundimtare dhe përzgjedhja e fituesit do të bëhet më 3 Korrik.
Cilat këngë apo audio duhet të përdoren?
Mund të përdorni pjesët e këngëve të albumit që janë të disponueshme që tani. Më 10 Qershor do të publikohet i plotë i gjithë albumi dhe nga ai moment mund të përdorni çdo pjesë tjetër të këngëve të albumit.
Hapat që videoja të jetë e vlefshme
- Krijoni një video origjinale dhe interesante në TikTok.
- Përdorni një nga këngët ose audiot zyrtare të albumit.
- Vendosni patjetër hashtagun #ipari në përshkrimin e videos.
- Sigurohuni që të ndiqni @imbutrint në TikTok.
Si do të përzgjidhen fituesit?
Më 3 Korrik do të analizohen të dhënat dhe do të nxirren 10 videot më virale. Renditja dhe përzgjedhja bëhet mbi bazën e performancës së videos në TikTok.
Shikueshmëria e thjeshtë nuk mjafton. Algoritmi mat tërësinë e angazhimit: pëlqimet, komentet, shpërndarjet dhe kohën që njerëzit kalojnë duke parë videon tuaj.
Çfarë ndodh me klikimet artificiale ose bots?
Gara bazohet në kreativitet real dhe audiencë organike. Përpara shpalljes së rezultateve, 10 videot më virale do t’i nënshtrohen një procesi të rreptë verifikimi manual dhe teknik.
Çdo video që rezulton se ka përdorur mënyra artificiale, si blerje shikimesh, pëlqimesh, komentesh false, bots apo promovim me ads të paguara, do të skualifikohet menjëherë pa paralajmërim.
Cili është shpërblimi i madh?
Nga 10 videot që arrijnë shikueshmërinë dhe angazhimin më të lartë, njëra do të përzgjidhet për çmimin e madh prej 100,000 Eurosh.
Ndizni kamerën, zgjidhni audion tuaj të preferuar, vendosni hashtagun #ipari dhe filloni rrugëtimin tuaj drejt suksesit viral që sot.